Barcelona ndërron emrin e stadiumit, leket e fituara shkojnë për ndihmë ndaj Covid-19

Barcelona njofton se do ti shes të drejtat e emrit të stadiumit Camp Nou për herë të parë në histori të klubit.

Barcelona njofton se do ti shes të drejtat e emrit të stadiumit Camp Nou për herë të parë në histori të klubit.

Kjo do të ndodhë pikërisht në sezonin 2020/21, dhe paratë e mbledhura i dedikohen ndihmave në luftimin e koronavirusit, shkruan Top Channel.

Camp Nou është stadiumi më i madh në Evropë me më shumë se 99 mijë ulëse. Që kur është hapur stadiumi në vitin 1957, asnjëherë s’ka pasur sponsor.Klubi kishte planifikuar ta shesë të drejtën e emërimit të stadiumit për herë të parë për sezonin 2023/24.