Barcelonë, normalizohet trafiku hekurudhor pas njoftimit për bombë

Zyrtarët e policisë spanjolle raportuan se në stacionin e trenit "Sants de Barcelona" janë evakuuar dy trena nën dyshimet se është vendosur bombë

Pas evakuimit dhe mbylljes të stacionit hekurudhor në Barcelonë me dyshimin se është vendosur bombë, trafiku hekurudhor është normalizuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët e policisë spanjolle raportuan se në stacionin e trenit “Sants de Barcelona” janë evakuuar dy trena nën dyshimet se është vendosur bombë. Pas evakuimit, në stacionin e trenit mbërritën ekipet e specializuara për kërkim të mjeteve shpërthyese në tren.

Zyrtarët e policisë njoftuan se në ora 08:00 sipas kohës lokale, për shkak të një çante të dyshimtë, u evakuuan dy trena të shpejtë në linjat tre dhe katër. Në vend kanë dalë ekipet e çminimit. Pas kontrollit trafiku hekurudhor iu kthye normales.

– Alarm i rremë për bombë në stacionin e trenit në Madrid

Një stacion i trenave në kryeqytetin e Spanjës, Madrid, është evakuuar pas një alarmi për bombë i cili rezultoi të jetë i rremë.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të lajmeve të Spanjës, EFE, të bazuar në burimet policore, alarmi është dhënë pasi ka pasur dyshim se ka bombë në valixhen e një gruaje që udhëtonte nga stacioni Sants i Barcelonës në Atocha të Madridit.

Treni ishte ndaluar para se të arrijë në stacionin Atocha, ndërsa pas kërkimit u zbulua se nuk kishte mjete shpërthyese në valixhe.

Policia spanjolle pas Barcelonës edhe stacionin e trenave Atocha të Madridit e kishte evakuuar.