Bardh Spahija në Velipojë: Në 25 Prill zgjedhja është kush do të jetë me krimin dhe kush do të bashkohet me ndryshimin

“Të shkojmë masivisht në votime”

PD deklaron se Velipoja është një nga zonat më të braktisura nga qeveria në këto 8 vjet, por kandidati për deputet i PD, Bardh Spahia, ka siguruar banorët se kjo do të ndryshojë me marrjen e drejtimit të vendit nga PD në 25 Prill.
Ai tha se që kjo të ndodhë, është e rëndësishme që qytetarët të mos i nënshtrohen asnjë presioni.

“Po shitet vota në vitin 2021. Thirrja per te gjithe banoret: ju lutem mos e shitni votën! Sot ka ardh dita te zgjidhim fatin tone”- tha një banor, ndërsa nje tjetër theksoi nevojën e ndryshimit. “Sot ka ardh dita e me te vertete per ndryshim. T’i japim nje grusht te fortë Edi Ramës, te zhdukim krimin dhe këto kriminela që kanë marrë fatin e fëmijëve tonë në dorë dhe i detyruan të marrin rrugët e kurbetit”, u shpreh banori.

Kandidati i PD, Bardh Spahia, ftoi banorët e Velipojës të bëjnë gjithçka për fitoren në 25 Prill, duke theksuar se vota për ndryshimin është votë për familjen e tyre.
“Ka ardhur dita qe t’i japim rendesine e duhur voten, ta konsiderojme si te shenjte, si menyra me e mire per te vendosur per fatin tone. Le të shkojmë masivisht tek kutitë e votimit. Zgjedhja është se kush do të jetë me krimin dhe kush do të bëjë ndryshimin për të mirën e vendit. E rëndësishme eshtë të zgjedhim oferten me te mire, programin më të mirë se kështu nuk mund të vazhdohet. E kemi provuar këto vite çfare do të thotë. Në vend që të benin hapa përpëra kemi bërë hapa prapa, ky është realiteti”.