Tiranë- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas një takimi me ambasadorin e BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca ka deklaruar se beteja është që të zhvillohen sa më shpejt zgjedhjet e parakohshme në vend.
“Kriza politike është krijaur nga metaliteti i KÇK-së që sot është qeveria. Zgjedhjet vendore dhe parlamentar nuk janë me dëshirë. Beteja jonë është që zgjedhjet e parakohshme që të zhvillohen sa më shpejt. Zgjidhja e krizës nga ne do të fillojë me Reformën Zgjedhore. Ju e shikoni situatën në bashkitë e vendit, dorëzimit total të shtetit para krimit, nuk është kriza e PD-së, është kriza e çdo shqiptari. Kriza ekonomike është si rezultat i krizës politike. ”,u shpreh Basha.


