2.5 C
Tiranë
E shtunë, 29 Janar, 2022

Basha hap mbledhjen: Dje u themelua organizata e parë anti-amerikane, pas asaj të Enver Hoxhës

Pak minuta më parë, në selinë e Partisë Demokratike ka nisur mbledhja e Këshillimit Kombëtar, ku kryetari Lulzim Basha është pritur më duartrokitje në sallë nga anëtarët.

Ky i fundit ka deklaruar para anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD-së se dje u themelua organizata e parë anti-amerikane, në 30 vite, pas asaj të Enver Hoxhës.

“Me një vendim të paligjshëm, antistatuor, përçarës, Berisha pezulloi dhe këshillin kombëtar. Ju jam mirënjohës për përpjekjen tuaj dhe ata që përfaqësoni, që të mos prevalojnë retorikat përçarëse. Kjo është rruga e vetme që të shkojmë përpara”, u shpreh Kryedemokrati Basha.

Këshilli Kombëtar i PD u mblodh një ditë pas mbledhjes së kryesisë dhe pas Kuvendit që zhvilloi Sali Berisha, ku ndër të tjera u mor vendimi për të shkarkuar Lulzim Bashën nga kreu i PD.

Kujtojmë që në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar pritet të merren disa vendime, pritet që të votohet për shkarkimin e Edi Palokës, anëtarëve të kryesisë që morën pjesë në Kuvendin e 11 dhjetorit si dhe katër sekretarëve Belind Këlliçi, Ivi Kaso, Ervin Minarolli dhe Ledina Mandia.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme