Kryebashkiakët ende në detyrë të Partisë Demokratike do të zhvillojnë në orën 11:00 një takim me kryetarin Lulzim Basha, në selinë blu.
Aty pritet të diskutohet vendimi që PD do të marrë për 15 bashkitë që drejton dhe nëse kryebashkiakët do të largohen nga zyrat pas rezultateve të 30 qershorit, raporton Top Channel.
Opozita nuk e njeh votimin e 30 qershorit dhe përpara ditës së votimeve bëri përpjekje për të penguar procesin në KZAZ-të që ishin vendosur në pronat e bashkive.



