Basha në Ndroq: Fermerët të braktisur nga Rama, PD plan për t’u ardhur në ndihmë

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ditën e stome ka qenë në Ndroq, ku është takuar nga afër me fermerët e zonës.

Basha ka shpërndarë edhe një video në Facebook ku shihet sëbashku me një fermere. Ai ka thënë se me ardhjen e tij në pushtet prodhimet shqiptare do të mbrohen dhe do të marrin vlerën e duhur, siç ai shprehet.

Basha më tej tha se fermerët nuk kanë marrë asnjë lloj mbështetje dhe nuk kanë asnjë garanci që prodhimet e tyre t’i nxjerrin në treg. Ndërsa, më pas kreu i PD premtoi se kur të vijë në pushtet do të ulë taksat për fermerët dhe do i ndihmojë me grante nga shteti.

“Nuk kanë marrë asnjë lloj mbështetje dhe për 7 vite më radhë, shumica e fermerëve as e kanë dëgjuar subvencionin, jo më ta marrin atë. Nga ora 5 e mëngjesit kultivojnë prodhime sipas zonës dhe kur vjen puna nuk kanë asnjë garanci ta nxjerrin në treg apo të lajnë koston e prodhimit, jo më të punës.E tillë është situate këtu në Kalaç të Ndroqit ku jemi maksimumi 3 km në vijë ajrore larg nga kryeqytetit”, tha Basha.