Basha nxjerr videon: Rama dështim, duhet të largohet

“Premtoi se do të ulte çmimin e energjisë”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha teksa ka publikuar një video ku qytetarët shprehin shqetësimet e tyre të përditshme që lidhen me çmimin e energjisë elektrike, ka sulmuar kryeministrin Edi Rama.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Basha theksoi se Rama premtoi se do ta ulte çmimin e energjisë për familjarët.

“Premtoi se do ta ulte çmimin e energjisë për familjarët. Rama gënjeu – ai vetëm i rriti faturat e energjisë për familjet shqiptare! Rama është dështim. Ai duhet të largohet.”, tha Basha.

https://www.facebook.com/166424440075412/videos/1659438434250929