Basha përsërit thirrjen për vetting në politikë

Kryedemkrati Lulzim Basha këmbëngul se vetting-u në politikë do të pengonte korrupsionin mes politikave dhe është i domosdoshëm për vendin tonë.

Që të mos jemi të parët në Europë për përhapjen e korrupsionit në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe të dytët në botë për ryshfetin, Shqipëria ka nevojë për vetting në politikë. Rrëzimi i murit të korrupsionit, si pengesa që varfëron familjet shqiptare, cenon rendin & sigurinë dhe vret demokracinë, do çlirojë potencialin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë dhe do të hapë rrugën drejt BE-së”, shkruan Basha.

Vetting-u në politikë është një nga tre propozimet kryesore të Partisë Demokratike për ndryshimet e reja kushtetuese. Sipas PD-së, duhet të përjashtohen nga e drejta për t’u zgjedhur personat që janë dënuar me burgim, me vendim përfundimtar të formës së prerë, për kryerjen e një krimi, ose ata që kanë kontakte me persona të përfshirë në krimin e organizuar, me pasuri të pajustifikuar.

E djathta po ashtu ka kërkuar reformën territoriale që nënkupton rikthimin e komunave dhe , rikthim të koalicioneve parazgjedhore