Basha publikon rezolutën: Më 18 dhjetor do zgjedhim të ardhmen, për ta shndërruar PD në forcën qeverisëse që shqiptarët meritojnë

Kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar në rrjete sociale rezolutën e miratuar në mbledhjen e kësaj të diele në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike. Ai shkruan në rrjete sociale se Këshilli foli qartë dhe Kuvendi do të flasë po njësoj më 18 dhjetor.

Basha thekson më tej, se do e shndërrojnë PD në forcën qeverisëse që shqiptarët meritojnë.

Postimi i Lulzim Bashës:

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike foli qartë. Edhe më qartë do të flasë Kuvendi Kombëtar më #18Dhjetor. Ne do të zgjedhim të ardhmen, në mbrojtje të vlerave të shenjta të Partisë Demokratike dhe për ta shndërruar atë në forcën qeverisëse që shqiptarët meritojnë! 🇦🇱✌️✌️