Basha: Rama është problemi i Shqipërisë dhe ai s’mund të jetë kurrë pjesë e Koalicionit për Ndryshim

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi krah Bashës në Kombinat ka deklaruar se PD dhe LSI kanë 2 vjet që nuk ndahen për asnjë moment dhe janë 1 me gjithë Shqipërinë.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi krah Bashës në Kombinat ka deklaruar se PD dhe LSI kanë 2 vjet që nuk ndahen për asnjë moment dhe janë 1 me gjithë Shqipërinë.

Sipas saj, nuk ka më tashmë një front opozitar, por fronti i shqiptarëve.

Pak më parë Basha refuzoi sërish ftesën e Ramës për bashkëpunim, duke deklaruar se PD dhe aleatët koalicionin pas 25 prillit për qeverinë do e bëjnë me LSI.

‘’Jo pa qëllim, jemi sot këtu në këtë orë të vonë në Kombinat sepse këtu ku Edi Rama kërkoj të grabisi pronat tuaja, ku Edi Rama kërkon të grabisi shtëpitë tuaja. Jemi të dy bashkë edhe pse kemi 2 vjet që nuk ndahemi asnjë moment, erdhëm këtu sepse këtu fillon shtëpia e shqiptarëve, këtu fillon shtëpia juaj, sepse fronti opozitarë, që nuk është më front opozitarë po është fronti shqiptarë, mendon për shqiptarët, mendon për shtëpitë tuaja, mendon për familjet tuaja dhe ne jemi në shtëpitë tuaja, sepse ai po rindërton vetëm xhepat e vetë 3 dimensionalë dhe nuk po rindërton asnjë shtëpi të hallexhiut. Prandaj me 25 prill, sot ne jemi bashkë këtu edhe unë edhe zoti Basha, për tju thënë të gjithë shqiptarëve, që ne jemi një dhe jemi një me të Shqipërinë.’’- tha Kryemadhi.