Basha: Shqipëria ka mbetur në vendnumëro me Ramën, më 25 Prill do të fitojë Shqipëria!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se vendi ka ngecur në baltë që prej 8 vitesh, ndërsa theksoi se më 25 Prill do të fitojë Shqipëria.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se vendi ka ngecur në baltë që prej 8 vitesh, ndërsa theksoi se më 25 Prill do të fitojë Shqipëria.

Sipas liderit të opozitës Shqipëria ka mbetur në vendnumëro me Ramën.

“8 vjet që vendi ka ngecur keq në baltë. 8 vite në vendnumëro për shkak të Ramës. Më 25 Prill vendi do të vihet sërish në lëvizje. Më 25 Prill do të fitojë Shqipëria!”, shkruan Basha në videon që ka publikuar në rrjetet sociale.