“Bashkë për një PD më të fortë”/ Dorëheqja e Bashës, reagon Berisha: Rikthimi tek vota e lirë, rruga e vetme e bashkimit dhe fitores

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga kreu i PD.

Me anë të një statusi në Facebook , Berisha thotë se rikthimi te vota e lirë e çdo demokrati dhe njohja e kontributeve është rruga e vetme që sjelle bashkimin dhe fitoren e PD.

Bashkimi i demokrateve mbi bazen e kontributeve te tyre eshte perparesia e PD! Te dashur miq, rikthimi tek vota e lire e çdo demokrati dhe njohja e kontributeve te gjithesecilit eshte rruga e vetme qe sjell bashkimin dhe me pas fitoren e PD.

Ftoj demokratet dhe demokratët kudo qe jane te punojme se bashku per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur. Rrofte Partia Demokratike! sb”, shkruan ai.