Bayern Munchen dhe Inter shkëmbejnë lojtarë

Inter dhe Bayern Munichen kanë gati një super shkëmbim për merkaton e janarit.

Gjigandi bavarez, Bayern Munchen, mendon shkëmbimin e lojtarëve me gjigandin milanez, Inter, njofton Insajderi.

Sky Sport ka lëshuar sot një lajm, duke raportuar se Inter dhe Bayern Munichen kanë gati një super shkëmbim për merkaton e janarit.

Danezi Eriksen nuk bën pjesë në planet e teknikut Conte dhe mesfushori pritet të largohet nga “Giuzzeppe Meazza” në janar. Sky Sport, shkruan se Inter dhe Bayern Munchen kanë nisur bisedimet për një shkëmbim mes Christian Eriksen dhe Jerome Boateng. Boateng ka kontratë me bavarezët deri në verën e ardhshme, ndërsa Eriksen deri në vitin 2024.

Përveç Boateng, italianët do të përfitojnë edhe rreth 30 milionë euro më shumë, pasi që vlera e danezit në treg është më e lartë se ajo e gjermanit të natyralizuar Boateng. Mbetet të shihet nëse ky shkëmbim do të realizohet në janar.