Bayern Munchen mposht Schalke, kalon në gjysmëfinalen e kupës

Vendasit luajtën mjaft mirë në këtë takim dhe krijuan disa raste shënimi, por u treguan shumë të pasaktë përpara portës, gjë nga e cila përfitoi dhe Bayern.

I është dashur vetëm një gol Bayern Munchen për të kaluar në raundin e gjysmëfinaleve të Kupës së Gjermanisë.

Kampionët e Gjermanisë fituan me rezultatin 0-1 në një ndeshje delikatë përballë vendasve të Schalke 04, gol i shënuar nga Kimich në minutën e 40 të takimit.

Bavarezët vinin për të 13-ën herë rresht në çerekfinale të këtij kompeticioni dhe kalimi në fazën tjetër ishte detyrim.

Vendasit luajtën mjaft mirë në këtë takim dhe krijuan disa raste shënimi, por u treguan shumë të pasaktë përpara portës, gjë nga e cila përfitoi dhe Bayern, shkruan A2news.

Në ndeshjen tjetër të Kupës së Gjermanisë, ekipi i ligave inferiore Saarbrücken kaloi në gjysmëfinale pasi eliminoi pas gjuajtjes së penalltive Fortuna Dusseldorf.