Zyrtarët e lartë të BE kanë krijuar një draft mbi hapjen e kufijve për një sërë vendesh që nuk kanë shkallë infektimi të lartë nga COVID-19.
Ende ka debate nga zyrtarët e lartë në Bruksel, nëse duhet të hapen kufijtë më 1 korrik apo jo, por momentalisht është një draft i cili sipas mediave ndërkombëtare ka shtetet përkatëse si më poshtë.
Dallohet se mes tyre është edhe Shqipëria, që do të thotë se nga 1 korriku BE do të hapë kufijtë me Shqipërinë. Por mbetet vetëm konfirmimi, transmeton Balkanweb.
Ndërkohë BE po mendon që mos hapë kufijtë më 1 korrik me SHBA, Brazilin, Rusinë dhe Katarin që kanë shkallë të lartë infektimi dhe shtim të rasteve.
LISTA E VENDEVE ME TË CILAT BE MUND TË HAPË KUFIJTË:
- Vatican City
- Monaco
- Montenegro
- Andorra
- Serbia
- Bosnia and Herzegovina
- Ukraine
- Albania
- Turkey
- Kosovo
- Democratic People’s Republic of Korea
- Turkmenistan
- Vietnam
- China
- Thailand
- Myanmar
- Mongolia
- Japan
- South Korea
- Georgia
- Bhutan
- Lebanon
- Indonesia
- Uzbekistan
- India
- Tajikistan
- Kazakhstan
- Palau
- New Zeland
- Australia
- Dominica
- Bahamas
- Saint Lucia
- Uruguay
- Jamaica
- Cuba
- Guyana
- Paraguay
- Venezuela
- Nicaragua
- Costa Rica



