“BE do të ndalojë sistemin e kodimit nga skaji në skaj që përdoret nga aplikacionet si WhatsApp”

"BE-ja është përgatitur të marrë vendim për të ndaluar mënyrën e kodimit nga skaji në skaj që përdoret në aplikacionet e komunikimit digjital si WhatsApp, Signal"

Transmetuesi publik austriak, ORF pretendon se Bashkimi Evropian (BE) është përgatitur të marrë vendim për të ndaluar mënyrën e kodimit nga skaji në skaj që përdoret në aplikacionet e komunikimit digjital si WhatsApp, Signal, transmeton Anadolu Agency (AA).

ORF lajmin e saj e bazon mbi një shkresë të brendshme të datës 6 nëntor lidhur me takimin që Gjermania, kryesuesja e radhës me Këshillin e BE-së zhvilloi me përfaqësuesit e vendeve anëtare. ORF pretendon se do të ndalohet sistemi i kodimit nga skaji në skaj në aplikacionet që ofrojnë mundësi të bisedave në platformat digjitale."BE do të ndalojë sistemin e kodimit nga skaji në skaj që përdoret nga aplikacionet si WhatsApp"

Në mënyrë që këto aplikacione në fjalë të monitorohen, thuhet se një çelës që mund të hapë sistemin e kodimit nga skaji në skaj do të bëhet i detyrueshëm nga ofruesit e shërbimeve.

Në lajmin ku pretendohet se BE-ja është përgatitur të ndërmarrë këtë hap në kuadër të luftës kundër terrorizmit, theksohet se Austria dhe Franca në veçanti kanë rënë dakord për këtë çështje.

Vendimi aktualisht është pranuar në mesin e vendeve anëtare, thuhet në lajmin në të cilin pretendohet se ai do të pranohet pa mendime të ndryshme në takimin e ministrave të Drejtësisë dhe ministrave të Brendshëm që do të zhvillohet nëpërmjet video-konferencës në dhjetor.