BE-ja e konfirmon: “Më 12 korrik liderët e Serbisë dhe Kosovës rifillojnë dialogun në Bruksel”

Ky është lajmi i konfirmuar ditën e sotme nga zëdhënësi i BE për çështjet e jashtme Peter Stano, që e cilësoi atë si një ngjarje pozitive.

Me “lehtësimin” e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelares gjermane, Angela Merkel, të premten, më 10 korrik, do të zhvillohet një “samit virtual” mes Kosovës dhe Serbisë.

Dy ditë më vonë në Bruksel do të takohen kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që, sipas BE-së, do të shënojë edhe rifillimin e dialogut për normalizimin gjithëpërfshirës të raporteve.

Ky është lajmi i konfirmuar ditën e sotme nga zëdhënësi i BE për çështjet e jashtme Peter Stano, që e cilësoi atë si një ngjarje pozitive:

Përfaqësuesi i Lartë i BE, Joseph Borrell do të mirëpresë dy liderët, ndërsa përfaqësuesi special i dialogut Prishtinë-Beograd Mirosllav Lajçak do të moderojë diskutimet.

“Ky takim do të vazhdojë diskutimet dhe punën për të arritur një marrëveshje gjithpërfshirëse dhe me kushte të dyanshme, për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, për të trajtuar të gjitha çështjet e pazgjidhura,” tha nga Brukseli zëdhënësi i BE, Peter Stano. /Scan