-1.5 C
Tiranë
E premte, 28 Janar, 2022

Belind Kelliçi: Vendimet e Bashës janë nul. As shkarkimi, as pezullimi i deputetëve nuk vlejnë

Belind Këlliçi, i cili u pezullua nga kryesia e PD ka folur në duke thënë se vendimet e Lulzim Bashës janë nul.

“Për mua është vlerësim ky vendim. Jam i lumtur dhe nuk mund të jem pjesë e shoqatës së Lulzim Bashës. Për mua është nul, nuk ka asnjë vlerë. Kam zgjedhur të jem me demokratët, me bazën, me të rinjtë e Forumit Rinor dhe për mua ky është rrugëtimi politik, jo bashkëqeverisja me Edi Ramën dhe nuk është të qëndruarit në krah të një personi që ka mision shkatërrimin e PD. Ky është një kopje e shëmtuar e Edi Ramës. Ky është një vendim nul, nuk ka asnjë vlerë se Basha nuk ka asnjë vlerë, është e shkuara”, tha Këlliçi.

Në mbledhjen e ditës së djeshme, Kryesia e PD mori vendimin që Sali Berisha të përjashtohet përgjithmonë nga Partia Demokratike. Kështu i hoqi dhe të drejtën për të qenë anëtar i thjeshtë i partisë.

Përvec ish liderit demokrat, është marrë vendimi për përjashtimin e anëtarëve të të Komisionit të Rithemelimit të PD-së:

Bujar Nishani, Flamur Noka, Albana Vokshi, Edmond Spaho, Arben Ristani, Rigels Muçollari, Klevis Balliu dhe Keltis Kruja.

Ndërkohë, janë pezulluar nga e djathta deputetët: Agron Shehaj, Aldo Bumçi, Belind Kelliçi, Blendi Himci, Çlirim Gjata, Edit Harxhi, Edi Paloka, Eno Bozdo, Ervin Minarolli, Gent Deromemaj, Genc Pollo, Genti Strazimiri, Rigels Mucollari, Ivi Kaso, Ledina Mandia, Luan Baci, Lorenc Luka, Mimoza Hajdarmataj, Oerd Bylykbashi dhe Tritan Shehu.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme