Berisha ‘non grata‘ nga DASH, Këlliçi: Nuk ka fakte që është e përjetshme

Mbështetësi i ish-kryeministrit Sali Berisha, Belind Këlliçi i ftuar këtë të hënë në emisionin Open në Top Channel tha se deklarata shpallja e tij ‘non grata’ nuk është e përjetshme.

Ai thekson se për shumë politikanë që janë shpallur ‘non grata’ DASH i ka hequr nga kjo listë, ndërsa mori shembullin e kryeministrit të Indisë.

“Deklarata e DASH ka thënë se nuk shtrihen në kohë, primaret është e gjitha demokratike. Kryeministri i Indisë në 2005 u shpall ‘non grata’, iu refuzua hyrja në SHBA, por zoti Modi në 2014 u zgjodh si kryeministër i Indisë. Mund të shihni fotot edhe kur ishte ‘non grata’ në pritje zyrtare në Shtëpinë e Bardhë. Nuk e kam parë që ‘non grata’ shtrihet përjetë. Kjo përgjigje e DASH nuk e mbyll dosjen. Nuk do të gjeni fakte që ‘non grata’ është e përjetshme”, sipas Këlliçit.