6.5 C
Tiranë
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021

Berisha non grata/ Pollo: Ishte lajm tronditës. Ish-kryeministri ka qenë tetë vjet larg ofiqeve të pushtetit, ka merita historike për marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA-të

Genc Pollo, ish-deputet dhe ish-ministër në qeverinë e PD-së për DW thotë: PD-së për t’u ringritur i duhet një projekt i ri, që ngjall besim dhe shpresë për të përftuar gradualisht konsensuse mazhoritare në shoqëri

DW: Së pari një pyetje lidhur me zhvillimin e fundit, të papritur: qeveria e SHBA-së e shpalli ish-kreun e PD-së, Sali Berisha, “person të padëshiruar” me argumentim për arsye abuzimesh e korrupsioni. Si e komentoni këtë?

Genc Pollo: Ky lajm ka qenë i papritur e tronditës për shumëkënd, jo vetëm për fansat e Doktorit. Nuk i di detajet dhe faktet që mund të kenë shërbyer për bazë.Palët mund t’i sqarojnë. Por më bën përshtypje që Sali Berisha është prej tetë vitesh larg nga çdo ofiq pushteti, ndryshe nga tre personat që Departamenti Amerikan i Shtetit i ka shpallur, në këto tre vitet e fundit “të padëshiruar”. Berisha ka denoncuar rregullisht paudhësitë e qeverisë Rama; të cilat, me një gjuhë tjetër, por me thelb të njëjtë, denoncohen edhe nga raportet ndërkombëtare. Ndryshe nga tre personat dhe shumë të tjerë, ai ka merita historike edhe në marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA-në. Po kështu nuk kam arritur të kuptoj se si gjyqtari Dvorani, i provuar nga Këshilli i Europës si korruptues i procesit të emërimeve në Gjykatën Kushtetutese, arriti të shpallej Kampion i Antikorrupsionit. Mbase kur të hapen letrat do të shohim më qartë.

DW: Le të kalojmë në zhvillimet e pritshme në PD. A është ndryshimi ose jo i kryetarit të saj, Lulzim Basha, instrumenti kyç në procesin e ringritjes së kësaj partie, pas tri humbjesh rradhazi të zgjedhjeve parlamentare dhe zërave në strukturat e saj drejtuese që kërkojnë dorëheqjen e tij? Në 13 qershor PD zhvillon zgjedhjet për kryetarin e saj dhe Lulzim Basha rikandidon pa dhënë dorëheqjen.

Genc Pollo: PD ka nevojë për një projekt të ri që të ngjallë besim e shpresë, një projekt që të zhvillojë gradualisht konsensuse mazhoritarë në shoqëri. Por më duket se proçesi i filluar po shkon drejt ngurtësimit të status quo-së. Në Këshillin Kombëtar të PD, objekti i vetëm i vendimmarrjes ishte komisioni elektoral partiak. Por pati debate dhe disa gjëra u thanë.

DW: Pra ju thoni që në PD ka një status-quo që po ꞔimentohet? Çfarë përfitimesh dhe rreziqesh ka PD prej vazhdimit dhe ngurtësimit të tij?

Genc Pollo: Demokratët janë të zhgënjyer e të shqetësuar përballë konfirmimit të një pushteti abuziv. Kjo sjell edhe refleksin e vetë-ruajtjes e më tej mos pëlqimin e polemikave publike mes titullarëve të partisë si edhe bezdinë ndaj të vërtetave të hidhura, kur ato shpallen zyrtarisht. Në këto rrethana do të ishte përgjegjësi e udhëheqjes partiake të kapërcente mbi veten e të tregonte dritë në fund të tunelit.

DW: Çfarë përmban projekti i ri i ringritjes së PD, ide e publikuar prej jush edhe kohët e fundit?

Genc Pollo: Mendoja se nevojitej një debat i hapur dhe i papenguar nga interesat personale, pasi u krijua një precedent negativ me mosndryshimin politik pas dy katër vjeçarëve. Idetë janë të ndryshme, mund të debatohen në publik, por duhen peshuar brenda partisë. Jo të pengohen me fakte të kryera.

DW: A janë të shëndetshme zërat brenda strukturave drejtuese të PD për dorëheqjen e kryetarit Basha dhe mos rikandimin e tij?

Genc Pollo: Çdo zë i motivuar sinqerisht për shëndetin e Partisë Demokratike e sidomos për shëndetin e demokracisë shqiptare duhej të ishte dëgjuar, duhet të dëgjohet.

DW: Çfarë lipsej të kishte bërë ndryshe PD për të mos mbetur 12 vite në opozitë?

Genc Pollo: Po përgjigjem me nëse: Nëse Rama nuk do të ndryshonte Kodin Zgjedhor sipas qejfit e interesit në mungesë të opozitës mandat djegur, nëse nuk do të kontrollonte gati të gjitha bashkitë për shkak të bojkotit opozitar, por vetëm gjysmën e tyre, koalicioni opozitar do të ishtë të paktën me po aq deputetë sa dhe PS. Do të kishte me siguri rotacion sikur PS të mos abuzonte me shtetin; por kjo e fundit është ëndërr me sy hapur.

DW: A ia doli mbanë PD të tërhiqte dhe bënte për vehte segmente të konsiderueshme të elektoratit gri? A pati një baticë votash të elektoratit të djathtë në favor të saj? Nga përvoja të zgjedhjeve parlamentare në këto 30 vite post- komuniste kur kjo ndodh, përpjekjet për manipulim të zgjedhjeve nga forca politike në pushtet, dështojnë.

Genc Pollo: Fatkeqësisht, megjithë fushatën e mirë të PD, nuk ndodhi mobilizimi masiv i elektoratit që do të duhej të mbushte gropat e mësipërme. Sa për manipulimet, shihni dosjen 184 Dibër: mori mbulim mediatik botëror, arriti të bëhej kusht europian, një investigim i BIRN-it para tre muajsh paraqiste detaje ngjethëse, e prapë pretenca e reduktoi në minimum absolut numrin e të pandehurve dhe zbuti në maksimum akuzat. Dhe duke iu kthyer zgjedhjeve të 25 prillit, përsëri theksoj që rruga institucionale nuk lipset të bojkotohet. Mendoj që paditë përmbajnë prova të shumta. Vetë unë kam parë pafund kandidatë rilindas të shpërndajnë letra legalizimi, inskenojnë inaugurime, etj. që i postojnë pa gajle në Facebook, madje edhe në TV lokale. Ato të ministrave të Ramës bllokuan edhe TV e mëdha. Për këto shkelje që u ndaluan specifikisht nga legjislacioni zgjedhor i miratuar vitin e kaluar, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve,(KQZ) mori tagër për t’i ndaluar e ndëshkuar, por nuk e bëri këtë gjë. Nuk e luajti rolin parandalues që i ngarkoi ligji. Pra, sërish problemi kronik i moszbatimit të ligjeve të mira. Prandaj edhe lavdërimet ndaj KQZ më duken jo tërësisht të justifikuara. Deklaratat e OSBE, BE e SHBA fokusohen tek abuzimi partiak i resurseve shtetërore.

DW: A ka qenë në favor apo në dëm të PD aleanca e saj me LSI, sidomos në raport me elektoratin e saj të djathtë historik?

Genc Pollo: Elektorati i opozitës votoi kundër regjimit e pro rotacionit. Qejfmbetjet e 2013-17 si dhe diferencat ideologjike apo motivimet klienteliste kaluan në plan të dytë.

DW: Ditët e fundit, kryetari i PD, Basha, deklaroi se 59 deputetët demokratë do të zenë në shtator vendet e tyre në Parlamentin e ri, edhe pse ai nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve. Nga duhet ta fillojë PD rolin e saj si opozita e vetme në Parlament?

Genc Pollo: Në shtator do të shihni deputetët e opozitës në Kuvend. Është gjëja e duhur. Retorikat e vapës do të davariten. Roli i tyre si kontroll demokratik është qendror në demokraci, sidomos në kushtet e shtetkapjes është jetik.

DW: Sa i përket integrimit europian: A do të zhvillohet Konferenca e Parë Ndërministrore e BE-së në qershor?

Genc Pollo: Nuk e di, por shpresoj që po. Por është vetëm stacioni i rradhës, më pas fillon negocimi i kapitujve, dhe i një tog ꞔështjesh mes funksionarëve të Tiranës dhe atyre të Brukselit. Serbia po e bënte “shumë mirë ” këtë dhe megjithatë përfundoi me shtet të kapur e parlament monist. Dua të them se nuk lipset të presim mrekullira nga çelja e negociatave; mrekullira për problemet e shtetkapjes, krimit e korrupsionit në nivele të larta. Jam realist dhe zgjidhjen e shoh së pari brenda shoqërisë shqiptare. Edhe pse tashti kjo nuk duket qartë. Ndërkohë që në BE ka jo pak që e shohin zgjerimin në radhë të parë si pengesë për fuqitë jomiqësore dhe pastaj si konsolidim vlerash europiane.Fatkeqësisht ka edhe segmente në kohabitacion me stabilokracinë dhe me korruptokracinë, që kanë rezerva për bashkëpunimin me faktorë jashtëqeveritarë, që angazhohen për standarte europiane. Por këto mangësi nuk ndryshojnë asgjë në atë që themi prej tridhjetë vjetësh: që perspektiva europiane është fati historik për Shqipërinë.

DW: Ekspertë të çështjeve europiane, ndryshe nga ju, mendojnë se ekzaminimi gjatë negociatave do të jetë një levë më e fortë në dorën e Brukselit për të gjitha problemet që ju përmendni!

Genc Pollo: Ka shumë ekspertë që kërkojnë një rishikim të qasjes së deritanishme përballë shtetkapjes ballkanike dhe abuzimit me Europën për konsolidimin autokratik. Ata e kuptojnë se nuk është çështje negociatorësh profesionalë e vullnetmirë por raport forcash e çështje pushteti. Shihni për shembull ligjin e medias në Shqipëri: në mars 2020 BE vuri kusht që ligji të ndryshohej sipas sugjerimeve të Komisionit të Venecias, kur ky komision u shpreh në qershor 2020. Genc Pollo, ish-deputet dhe ish-ministër në qeverinë e PD-së për DW thotë: PD-së për t’u ringritur i duhet një projekt i ri, që ngjall besim dhe shpresë për të përftuar gradualisht konsensuse mazhoritare në shoqëri

Genc Pollo: Ka shumë ekspertë që kërkojnë një rishikim të qasjes së deritanishme përballë shtetkapjes ballkanike dhe abuzimit me Europën për konsolidimin autokratik. Ata e kuptojnë se nuk është çështje negociatorësh profesionalë e vullnetmirë por raport forcash e çështje pushteti. Shihni për shembull ligjin e medias në Shqipëri: në mars 2020 BE vuri kusht që ligji të ndryshohej sipas sugjerimeve të Komisionit të Venecias, kur ky komision u shpreh në qershor 2020. Sot, pas

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme