“Berisha nuk vendos PD para vetes”/ Ish-kryeministri mohon fjalët e Bashës: Beteja ime është për dinjitet

Ish-kryeministri Sali Berisha nga Foltorja e Kurbinit ka mohuar deklaratën e kreut të PD-së, Lulzim Basha të thënë mbrëmjen e së enjtes në emisionin Open në Top Channel.

“Unë i paskam thënë se nuk pyes për partinë Demokratike, fakti që jam pranë jush unë vej interesat tuaja para, por të dashur demokratë të Kurbinit, cila është e vërteta e kësaj bisede. Dy muaj më parë i paska thënë ambasadorja se nëse Berisha nuk largohet nga parlamenti do të ketë pasoja të rënda mbi Berishën mbi këtë, mbi atë. Beteja ime është betejë për dinjitet, dinjitetin tim nuk e lë për asgjë në botë. Fëmijët e mi janë 100% dakord me mua në luftën time, unë i kam thënë se partia ime nuk meriton të jetë parti politike, ke të drejtë ashtu është më ka thënë,  si kam thënë kurrë që unë nuk pyes për PD, e vërteta është unë dhe çdo njeri nuk vë asgjë gjë dinjitetin e tij. Si ajo fjala më mirë qiri i fikur se sa i fëlliqur”, tha Berisha.