Berisha: Për copëzimin e Kosovës kisha kundër Sorosin, Ramën, Thaçin dhe Vuçiçin

Berisha tha se qëndruar më shumë se çdo person tjetër kundër krimit dhe drogës në këtë vend më shumë se kushdo tjetër.

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një konference për shtyp sot u shpreh se ka kundërshtuar ndarjen e Kosovë, kur kundër kishte kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, presidentin të Kosovës, Hashim Thaçi, presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, si dhe George Soros.

Berisha tha se qëndruar më shumë se çdo person tjetër kundër krimit dhe drogës në këtë vend më shumë se kushdo tjetër.

Berisha: Unë nuk them se pas këtij akti është George Soros, por unë kam qenë i pari që kam kundërshtuar ndarjen e Kosovës. E dija se kam para qindra miliona euro, kryeministrin e Shqipërisë, presidentin të Kosovës dhe Serbisë. Projektuesin Soros të këtij projekti në Beograd, duke bërë një lobim shumë të fuqishëm, por interesi i kombit tim më detyroi të thoja atë që mendoja.

Kam qëndruar më shumë se çdo person tjetër kundër krimit dhe drogës në këtë vend më shumë se kushdo tjetër. U kam nxjerrë frikën njerëzve, sepse mediat nuk ua përmendin emrat. I kam denoncuar bandat dhe lidhjet e tyre me qeverinë. Soros është kryespekulanti i planetit dhe e kam sulmuar haptazi si një armik të Shqipërisë.”