‘Berisha u fsheh si burracak në PD për t’i shpëtuar ligjit’, Basha: Përgjegjës që lejova dualizmin kaq gjatë, nuk do ta dëmtojë më PD-në

Kreu i Partisë Lulzim Basha i shpreh se ish-kryeministri u përpoq të fshihej si burracak në një dhomë të Partisë Demokratike vetëm për t’i shpëtuar ligjit.

Gjithashtu ai reagoi me kritika edhe ndaj Presidentit të Republikës Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama, për të cilët tha se konkurrojnë me Berishën për t’u shpallur non-grata.

I pyetur nëse ka qenë i varu nga Berisha gjatë kësaj periudhe, Basha tha se edhe ai ka përgjegjësitë e tij që ka lejuar dualizmin, ndërsa shtoi se Dualizmi nuk do ta dëmtojë më PD.

“Me Berishën po konkurrojnë me sukses dy brinjë të tjerë të Trekëndëshit të Bermudës për tu shpallur non-grata. Ky është edhe meraku i Ramës. Ai Sali Berishën e tundte. Po ashtu edhe Ilir Metën, sepse ato mbanin njëri-tjetrin. Konkurrencën e kanë me njëri-tjetrin. Ndoshta dikush duhet tjetër duhet të ishte shpallur i pari non-grata. Sa më shpejt t’i heqim qafe aq më mirë do të jetë. Nuk ka konkurrencë mes meje dhe Berishës. Por deri tani ‘non grata’ është Berisha, kjo nuk më jep kënaqësi, por ky është vetëm fillimi. Unë kur kam marrë përgjegjësinë e PD-së. Këtyre kur u leverdis thonë ky është diktator, kur nuk u leverdis thonë fle gjumë. Sa i përket diktatorit është qesharake. PD nën drejtimin kam jetësuar në statut zbatimin e konkurrencës së brendshme, të shpërndarjes së pushteteve.

Kur shikon pas dhe ndikohesh nga ngjarjet e sotme është kollaj të t’i thuash gjithçkaje të zezë. Sigurisht unë kam përgjegjësitë e mia dhe pjesë e përgjegjësive të mia është që kam lejuar dualizmin dhe perceptim të dualizmit…Dualizmi nuk do ta dëmtojë më PD dhe prej 9 shtatorit ka marrë fund. PD ka qenë dhe është e gatshme të përballet me çdo situatë. Ajo që mund të them se është se mund të ruajmë qetësinë dhe do të mbrojmë interesin e demokratëve”, tha më tej Basha.