Berlini zyrtar: Opozita ka gabuar me djegien e mandateve

Djegia e mandateve nga ana e deputetëve të opozitës është cilësuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë si një veprim i gabuar.

Djegia e mandateve nga ana e deputetëve të opozitës është cilësuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë si një veprim i gabuar.

Në një prononcim për “DW”, Ministria e Jashtme thekson se vendi ku duhet të zgjidhen konfliktet politike është Parlamenti dhe se po ndjekin nga afër situatën në Tiranë.

“Platforma e duhur për zgjidhjen e konflikteve politike është Parlamenti. Po i ndjekim me shumë vëmendje zhvillimet aktuale politike në Tiranë. Bojkotimin e Parlamentit dhe në veçanti dorëheqjen e deputetëve e konsiderojmë të gabuar. Platforma e duhur për të zgjidhur konfliktet politike është Kuvendi. Ngecja në vend nuk është opsion për Shqipërinë e sidomos kur Shqipëria është në pritje të vendimit të BE-së për çeljen e negociatave të anëtarësimit”, thuhet në deklaratë.