Bernie Sanders, kandidati demokrat për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në Shtetet e Bashkuara, është dërguar në spital për t’i vënë dy stenda për shkak të bllokimit të arteries.
Sanders, 78-vjeçar i është nënshtruar mjekimit pasi është përballur me dhembje gjoksi, gjatë një organizimi për fushatë në Las Vegas, Nevada, shkruan REL.
Në një deklaratë të këshilltarëve të lartë është thënë se aktivitetet e fushatës së Sandersit janë anuluar deri në njoftimin e radhës.
Sanders më herët ka njoftuar se fushata e tij ka arritur të fitojë 25 milionë dollarë.
Këshilltari i lartë i senatorit nga Vermonti, Jeff Weaver ka thënë përmes një deklarate të mërkurën: Pas kontrolleve mjekësore dhe testimeve është gjetur një bllokim i arteries dhe janë vendosur me sukses dy stenda.
Ai ka thënë se Sanders është në gjendje të mirë dhe do të pushojë në ditët në vijim.



