Biden: Putin ka vendosur të pushtojë Ukrainën

Në një konferencë për shtyp presidenti i SHBA-së, Joe Biden deklaroi se Putin ka vendosur të pushtojë Ukrainën. Biden tha se ishte i sigurt për vendimin e presidentit rus. Sipas tij Rusia synon kryeqytetin e Ukrainës, Kievin. “Ne nuk do të dërgojmë trupa në Ukrainë, por do të ndihmojmë popullin ukrainas,” – deklaroi ai. Për…

Në një konferencë për shtyp presidenti i SHBA-së, Joe Biden deklaroi se Putin ka vendosur të pushtojë Ukrainën.

Biden tha se ishte i sigurt për vendimin e presidentit rus. Sipas tij Rusia synon kryeqytetin e Ukrainës, Kievin.

“Ne nuk do të dërgojmë trupa në Ukrainë, por do të ndihmojmë popullin ukrainas,” – deklaroi ai.

Për presidentin e SHBA-SË, Putin po përpiqet të ndryshojë dinamikat në Europë me manovrat ushtarake të clat janë planifikuar për këtë fundjavë.

Joe Biden i ka bërë thirrje Rusisë që t’i rikthehet tavolinës së diplomacisë. Ai do të takohet me ministrin e Jashtëm rus, Lavrov më 24 shkurt.