Bie në kontakt me rrymën elektrike, gjen vdekjen shtetasi

Një shtetas ka gjendur vdekjen ditën e sotme, pas një kontakti me rrymën elektrike.

Një shtetas ka gjendur vdekjen ditën e sotme, pas një kontakti me rrymën elektrike.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se ditën e sotme një shtetas ka humbur jetën në pikën turistike të Thethit.

Bëhet me dije se viktima ka qenë duke punuar në momentin që ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe si pasojë ka humbur jetën.

Bëhet me dije gjithashtu se personi në fjalë nuk është banor i Thethit.

Forcat e Policisë janë nisur drejt vendit të ngjarjes dhe po punojnë mbi zbardhjen e ngjarjes.