Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku si pasojë e një zjarri që ka rënë në një banesë në rrugën “Njazi Meka” ka humbur jetën një 50-vjeçar. Në njoftimin e Policisë thuhet se 50-vjeçari me inicialet P.C dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e asfiksisë.
Dyshohet se 50-vjeçari ishte endacak, ka hyrë në një objekt të cilin e përdorte shpesh ndërsa kishte ndezur një zjarr për tu ngrohur.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 22.12.2020, rreth orës 09:22, në rrugën “Njazi Meka”, ka rënë zjarr në një banesë, ku si pasojë e asfiksimit ka humbur jetën shtetasi P.C., rreth moshës 50 vjeç.
Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

