Bilancet e fundit nga lufta/ 400 mijë refugjatë largohen nga shtëpitë e tyre, 64 civilë mbeten të vrarë

Në ditën e katërt të pushtimit rus në Ukraninë, janë shtuar shifrat e refugjatëve të larguar nga shtëpitë e tyre dhe është rritur numri i civilëve të vrarë. Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët ka bërë me dije se gati 400,000 refugjatë ukrainas janë larguar nga shtëpitë e tyre që nga e…

Në ditën e katërt të pushtimit rus në Ukraninë, janë shtuar shifrat e refugjatëve të larguar nga shtëpitë e tyre dhe është rritur numri i civilëve të vrarë.

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët ka bërë me dije se gati 400,000 refugjatë ukrainas janë larguar nga shtëpitë e tyre që nga e enjtja, dita kur nisi pushtimi rus.

“Numri i refugjatëve në Ukrainë është rritur. Shifrat bazohen në të dhënat e disponueshme nga autoritetet kombëtare. Totali aktual tani është 368,000 dhe vazhdon të rritet,” njoftoi OKB ditën e sotme.

Turma të mëdha njerëzish kanë kërkuar të ikin nga qytetet e tyre, ndërsa shumë refugjatë janë larguar drejt Polonisë dhe Bashkimit Evropian.

Bilanci i luftës është rënduar edhe ne radhët e civilëve, ku deri më tani janë vrarë të paktën 64 civilë të dhe qindra të plagosur, ndërsa numri total i viktimave ka arritur në 240.

Qindra shtëpi janë dëmtuar ose shkatërruar, ndërsa urat dhe rrugët e dëmtuara nga bombardimet kanë lënë disa komunitete të shkëputura nga tregjet.