Bin Salman në vizitën e parë jashtë vendit pas vrasjes së Khashoggit

Princi saudit i Kurorës, Muhammed bin Salman, njoftoi se do të merr pjesë në samitin e vendeve të G20-tës në Argjentinë, që do të jetë vizita e tij e parë jashtë vendit, që nga vrasja e gazetarit Khashoggi

Princi saudit i Kurorës, Muhammed bin Salman, njoftoi se do të merr pjesë në samitin e vendeve të G20-tës në Argjentinë, që do të jetë vizita e tij e parë jashtë vendit, që nga vrasja e gazetarit saudit Jamal Khashoggi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat shtetërore në Arabinë Saudite bëjnë të ditur se princi Bin Salman do të kryesojë delegacionin saudit i cili nga 30 nëntori deri më 1 dhjetor do të qëndrojë për një vizitë punë në Argjentinë, ku do të merr pjesë në samitin e vendeve të G20-tës.

Khashoggi, kolumnist në gazetën “The Washington Post”, u vra më 2 tetor në Konsullatën Saudite në Stamboll.

Pas disa javësh mohime për përfshirjen në krim, Arabia Saudite më vonë pranoi se Khashoggi ishte vrarë brenda konsullatës, por tha se familja mbretërore saudite nuk kishte njohuri paraprake për ndonjë komplot për vrasjen e gazetarit.

Deri tani, 21 persona, përfshirë oficerë të sigurisë, janë arrestuar në Arabinë Saudite në lidhje me vrasjen.