Binali Yıldırım: Mund ta bëjmë sërish Azinë shpresën e njerëzimit

"Nëse dëshrojmë e bëjmë sërish Azinë qendrën e botës, e bëjmë atë sërisht shpresën e njerëzimit", tha Yıldırım në një fjalim në Mbledhjen e 11-të të Përgjithshme të Asamblesë Parlamentare të Azisë

Kryetari i parlamentit të Turqisë, Binali Yıldırım, tha se Azia sërish mund të bëhet qendër e botës dhe shpresë për njerëzimin, raporton Anadolu Agency (AA).

“Nëse dëshrojmë e bëjmë sërish Azinë qendrën e botës, e bëjmë atë sërisht shpresën e njerëzimit”, tha Yıldırım në një fjalim në Mbledhjen e 11-të të Përgjithshme të Asamblesë Parlamentare të Azisë.

Duke theksuar se të gjithë njerëzit kanë të drejtë të jetojnë në një botë më të mirë, Yıldırım tha se “Ne të gjithë si parlamentarë e kemi për detyrë këtë. Konfliktet nuk janë të dobishme për rajonin tonë, për njerëzimin”.

“Ajo që duhet bërë është të eliminojmë problemet ekzistuese, të ofrojmë kontribut në qeveritë tona për zgjidhjen e problemeve, mosmarrëveshjeve, duke përdorur në mënyrë efektive diplomacinë parlamentare”, tha kryeparlamentari turk.

Sipas tij, bota duhet të dalë patjetër nga turbulencat që ka hyrë në këtë pjesë të shekullit 21.

“Askush të mos mendojë se do të shpëtojë nga problemet duke ngritur mure të larta në kufijtë shtetërorë. Zgjidhja e problemeve është që bota të merret si një e tërë”, vlerësoi Yıldırım.

Në fjalën e tij, Yıldırım adresoi edhe çështjen e Qipros, duke thënë se ndërtimi i paqes mes dy komuniteteve në Qipro është një domosdoshmëri për të garantuar sigurinë në Mesdhe.

“Qëndrimi i pakompromis i palës greko-qipriote në ishullin e Qipros, për fat të keq, e bën zgjidhjen të vështirë”, theksoi Yıldırım.