Bizneset e vogla me xhiro deri në 10 milionë lekë në vit nuk do paguajnë TVSH

Qeveria ka marrë vendimin në mbledhjen e radhës duke e rritur pragun nga 2 mln lekë që është aktualisht, në 10 mln lekë.

Bizneset që kanë një xhiro vjetore deri në 10 milion lekë në vit përjashtohen nga skema e TVSH-së.

Qeveria ka marrë vendimin në mbledhjen e radhës duke e rritur pragun nga 2 mln lekë që është aktualisht, në 10 mln lekë.

Ky vendim do të nis zbatimin që nga 1 janari 2021 dhe do të aplikohet deri në vitin 2029.

Ndryshimi vjen pas uljes së pragut vetëm dy vite më parë, ndërsa ekspertët e kanë kundërshtuar këtë nismë me faktin se ndryshimi i shpeshtë i skemave të tilla rrit informalitetin në ekonomi.

Ky prag është më i ulët nga ai që premtoi kryeministri Rama, pasi bizneset e vogla konsiderohen ato me xhiro vjetore deri në 14 milionë lekë, ndërsa vendimi është marrë për bizneset me xhiro deri në 10 milionë lekë.

Pas ndryshimit të pragut, jashtë skemës së TVSH-së parashikohet të mbeten rreth 60 mijë subjekte.

Ndryshimi i përfshirjes së bizneseve me xhiro vjetore deri në 10 mln lekë në TVSH e bën Shqipërinë vendin me pragun më të lartë në Ballkan./abcnews.al