Biznesmeni që bleu Telekom Albania do të blejë operatorin celular Telekom Romania

Deutsche Telekom ka marrë miratimin e shtetit për të shitur njësinë e telefonisë fikse, ish-Romtelecom, tek Orange Rumania, shkruan Economyica.net.

Miratimi nga pushteti vendor, i cili ka rreth 45,99% të aksioneve në njësinë fikse, u mor pas vizitës së Srini Gopalan, anëtar i bordit të Deutsche Telekom, dhe Charalampos Mazarakis, drejtorit financiar të grupit OTE. Por si Telekom, ashtu edhe dhe Orange, refuzuan konfirmimin e kësaj shitjeje, ndërkohë që transaksioni pritet të finalizohet shumë shpejt.

Burime të ndryshme thonë se grupi OTE do të vendosë t’i shesë njësinë e tij të telefonisë celulare, ish-Cosmote Rumanisë, biznesmenit bullgar, Spas Roussev, i cili ka mbështetjen e financimeve ruse. Ende nuk ka një informacion të qartë mbi blerësin e ardhshëm të biznesit televiziv të Telekom Romania.

Thashethemet e para në lidhje me synimet e Telekomit për të shitur njësitë e saj rumune u shfaqën në maj të këtij viti. /Monitor