Bledi Çuçi ministër i Brendshëm, Kryemadhi: Rama s’ka reflektuar, më vjen keq për Ballën, nuk iu realizua ëndrra në sirtar

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi u shpreh se emrat e reja tregojnë edhe më shumë shkëputjen e partisë së drejtuar nga Edi Rama me socialistët.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka komentuar dy emërimet e reja të kryeministrit, Edi Rama, ku edhe u shpreh se ata nuk kanë një asnjë lidhje me Partinë Socialiste. E ftuar në “Top Talk”, Kryemadhi u shpreh se emrat e reja tregojnë edhe më shumë shkëputjen e partisë së drejtuar nga Edi Rama me socialistët.

Për kryetaren e LSI-së, Kryemadhi kryeministri e ka të pamundur që të shkëputet nga grupi i Rilindjes në PS.

Të jem e sinqetë nuk merrem me emërimet e fundit. E vetmja gjë që mund të them është që në të dyja rastet përfaqësimet e socialistëve nuk përfaqësohet. Mendoj që do të kishte reflektim momental nga Rama. Por shkëputja e tij nga grupi i Rilindjes është e pamundur. Socialistët nuk e gjejmë në veten. Emërimet kanë lidhje me humorin e kryeministrit. Mendoja që mund të ishte Erion Braçe, ose Pandeli Majko, ose dhe Mimi Kodheli. Më vjen keq për Taulant Ballën që nuk iu realizua ëndrra në sirtar. E kalojmë më humor por situata ku gjendemi është problematike,”-u shpreh Kryemadhi.