Borrell për marrëdhëniet Turqi-BE: Ka një atmosferë më të mirë tek të dy palët

Çavuşoğlu theksoi se, "Është i rëndësishëm formimi i atmosferës pozitive në marrëdhëniet Turqi-BE. Duhet të ndërmerren hapa që kjo të jetë e vazhdueshme"

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Josep Borrell, në konferencën e përbashkët për media me kryediplomatin turk, Mevlüt Çavuşoğlu, duke iu referuar marrëdhëniet Turqi-BE ka deklaruar se, “Ka një atmosferë më të mirë tek të dy palët”, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndërsa ministri Çavuşoğlu theksoi se, “Është i rëndësishëm formimi i atmosferës pozitive në marrëdhëniet Turqi-BE. Duhet të ndërmerren hapa që kjo të jetë e vazhdueshme”.