Bota priti në “heshtje” Vitin e Ri

Sheshet e kryeqyteteve të botës këtu përfshirë edhe ato të vendeve evropiane ku në vitet e kaluara ishin të stërmbushura me qindra mijëra persona, këtë herë ndërrimin e vitit e pritën të zbrazët

Shumë vende të botës kanë pritur në “heshtje” Vitin e Ri 2021, për shkak të masave kundër pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).

Sheshet e kryeqyteteve të botës këtu përfshirë edhe ato të vendeve evropiane ku në vitet e kaluara ishin të stërmbushura me qindra mijëra persona, këtë herë ndërrimin e vitit e pritën të zbrazët.

Në disa vende u zbatua kufizim për lëvizje gjë që shkaktoi që njerëzit në shtëpitë e tyre të festojnë, ndërsa në disa vende qytetarët festuan nëpër rrugët dhe sheshet e vendeve të tyre por pa organizim nga autoritetet.

Stolisja e shesheve dhe hedhja tradicionale e fishekzjarreve vazhdoi edhe këtë vit, me përjashtim në disa kryeqytete të botës ku mungoi edhe hedhja tradicionale e fishekzjarreve.

Pas shfaqjes në qytetin Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit 2019, COVID-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani, janë infektuar afro 84 milionë persona nga virusi.