Britani, princi kapet sërish në shkelje. Land Rover i ri, por pa rrip sigurimi

Vetëm 48 orë pasi u përfshi në një aksident rrugor pranë Sandringhamit në Norfolk, policia e këtij rajoni njofton se i ka tërhequr vëmendjen Dukës së Edinburgut, pasi është kapur nga kamerat e sigurisë teksa drejtonte mjetin pa rripin e sigurisë.

Një zëdhënëse e policisë së Norfolkut tha se “drejtuesit të mjetit i ishin dhënë udhëzimet e përshtatshme”.

Megjithatë, Emma Fairëeather, e cila theu dorën gjatë aksidentit të së enjtes, është shprehur për tabloidin “Mirror” se Duka nuk ka kërkuar aspak ndjesë.

Një zëdhënës mbretëror, gjithsesi e hodhi poshtë këtë, duke thënë se janë bërë kontaktet e nevojshme me pjesëtarët e automjetit tjetër për të shkëmbyer “urimet dashamirëse”./TCh