Vonesat në kontrollin e pasaportave, në Aeroportin “Heathrow” të Londrës, i ka lënë pasagjerët në pritje deri në dy orë e gjysmë gjatë muajit të kaluar.
Kompania “Virgin Atlantic”, e cila hartoi këto të dhëna, thotë se pasagjerët janë ndierë të irrituar për shkak të vonesave të panevojshme dhe të pajustifikueshme.
Qeveria britanike, ndërkohë, ka njoftuar dërgimin e një stafi shtesë prej 200 vetësh në “Heathrow” gjatë muajve të verës.
Sipas statistikave, pritja më e gjatë e emigrantëve për kontrollin e pasaportave u regjistrua më 6 korrik, kur udhëtarëve nga jashtë EEA-së, një zonë e përbërë nga 31 shtete europiane, u është dashur të presin në radhë deri në dy orë e 36 minuta./topchannel

