Britania e Madhe në krizë politike, dorëhiqen 40 ministra

Kryeministri britanik Boris Johnson po refuzon të japë dorëheqjen pavarësisht bllokimi të kabinetit dhe një seri dorëheqjesh.

Më shumë se 40 ministra dhe zyrtarë kanë dhënë dorëheqjen duke thënë se nuk mund të shërbenin më nën udhëheqjen e tij të rrënuar nga skandalet.

Në një ditë të mbushur me zhvillime, ministrat hynin e dilnin nga zyra e kryeministrit, disa për të treguar mbështetjen e tyre, të tjerët për t’i kërkuar që të japë dorëheqjen.

Gjatë debateve të zhurmshme në Dhomën e Komuneve kryeministri refuzoi të gjitha kërkesat që të japë dorëheqjen.

“Sinqerisht, zoti kryetar, puna e një kryeministri në rrethana të vështira, kur i është dhënë një mandat kolosal, është të vazhdojë. Dhe këtë do të bëj”, u shpreh Johnson.

Kreu i Laburistëve Keir Starmer gjatë fjalës së tij  tha se ministrat që japin dorëheqjen nga qeveria e Johnson duke pasur parasysh skandalet e fundit nuk kanë aspak integritet.

Por koha mund të mbarojë për Johnson; ai me sa duket dëshiron të luftojë për pozicionin e kryeministrit. Tani Johnson ka vetëm dy mundësi; ose të japë dorëheqjen ose kundërshtarët e tij do të lëvizin çdo gur për ta rrëzuar atë maksimumi brenda javë së ardhshme.