Bugatti Divo, një “bishë” prej 5 milionë eurosh

Bugatti “kërcënonte” se do të krijonte një model më radikal sesa Chiron dhe ia ka arritur qëllimit.

Bugatti “kërcënonte” se do të krijonte një model më radikal sesa Chiron dhe ia ka arritur qëllimit.

Bugatti Divo është krijesa e re dhe kushtoi plot 5 milionë euro, gati sa dyfishi i Chiron-it. Themi “kushtoi” pasi të 40 makinat që u prodhuan, janë shitur tashmë.

1500 kuaj fuqi, me aerodinamikë të re, më e lehtë dhe me më shumë “muskuj”, sidomos në pjesën e pasme të saj, Divo është fantastik,raporton Top Channel.

Por, pavarësisht këtyre, Divo nuk është më i shpejtë sesa Chiron. Shpejtësia maksimale e tij është 380 km/h, ndërsa ajo e Chiron është 420 km/h.