Çavuşoğlu: Mund të ketë vizita të ndërsjella me Egjiptin në periudhën e re

Ministri i Jashtëm turk, Çavuşoğlu tha se në marrëdhëniet me Egjiptin ka filluar një epokë e re dhe se brenda kësaj kornize mund të ndodhin vizita dhe negociata të ndërsjella

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu deklaroi se në marrëdhëniet me Egjiptin ka filluar një epokë e re dhe se brenda kësaj kornize mund të ndodhin vizita dhe negociata të ndërsjella, raporton Anadolu Agency (AA).

Çavuşoğlu lidhur me rendin e ditës për gazetarët pas takimit të Kabinetit Presidencial të mbajtur dje në Kompleksin Presidencial tha se Takimi i Këshillit të NATO-s do të mbahet sot në NATO dhe se për këtë arsye ka biseduar në telefon me homologun e tij grek, Nikos Dendias dhe se nesër do të zhvillohet vizita e Dendias në Ankara.

Në lidhje me marrëdhëniet me Egjiptin, Çavuşoğlu theksoi se “Mund të ketë vizita ose negociata reciproke në periudhën e re”. Duke njoftuar se do të mbahet një takim midis dy vendeve në nivelin e zëvendës ministrave të Jashtëm, Çavuşoğlu tha se po vazhdon planifikimi dhe se data nuk është ende e qartë.

Sipas tij, çështja e emërimit të një ambasadori në Egjipt nuk është diskutuar ende. Çavuşoğlu potencoi se çështja mund të shtrohet në rend dite në takimin që do të mbahet në nivelin e zv/ministrave.

“Nuk shohim ndonjë arsye politike në vendimin e Rusisë (për kufizimin e fluturimeve)”

Çavuşoğlu tha se vendimi i Rusisë për kufizimin e fluturimeve në Turqi do të ndikojë në mënyrë të pashmangshme në turizëm. “Nuk shohim ndonjë arsye politike në vendimin e Rusisë”.

Duke shtuar se vendimi u mor në përputhje me raportin e Ministrisë ruse të Shëndetësisë, Çavuşoğlu tha se “Edhe rusët duan të vijnë. Vendimi u mor për arsye shëndetësore”.

Ai tha po bëhen përpjekje për të rifilluar fluturimet.