Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, në lidhje me luftën kundër DAEASH-it tha se “Turqia ka fuqinë për të neutralizuar e vetme DEASH-in në Siri”, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri Çavuşoğlu, në një takim ku foli mbi politikën e jashtme të Turqisë për vitin 2018 tha se udhërrëfyesi për Munbixhin në Siri duhet të vihet menjëherë në zbatim dhe se Turqia shpesh e ka përsëritur vendosmërinë e saj për kalimin në lindje të Eufratit. “Edhe pala e SHBA-ve e pranon që ka një vonesë në zbatimin e këtij kalendari”, tha ai.
Në lidhje me vendimin e SHBA-ve për tërheqjen nga Siria, Çavuşoğlu tha se “Ne ia kemi përcjellë në mënyrë të qartë se procesi nuk duhet t’i shërbejë axhendës separatiste të PYD/YPG-së”.
“Pasi presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan deklaroi se Turqia do të ndërhyjë në lindje të Eufratit për shkak të rritjes së kërcënimit ndaj saj nga YPG/PKK-ja, në Siri ndodhën zhvillime të rëndësishme ku SHBA-ja njoftoi se do të tërhiqej nga rajoni”, theksoi Çavuşoğlu.
Sipas tij, mes ministrive të Jashtme, të Mbrojtjes dhe në nivel ushtarak është diskutuar në mënyrë të ndërsjellë se si do të koordinohet tërheqja e SHBA-ve nga Siria dhe si të parandalohet formësimi i boshllëqeve në territor. “Dëshiroj të theksoj që e kemi mirëpritur me kënaqësi këtë vendim dhe se do të jemi në dialog të afërt me SHBA-në. Në fakt, ne kemi përcjellë qartë se ky proces i tërheqjes nuk duhet t’i shërbejë axhendës separatiste të PYD/YPG-së”, tha Çavuşoğlu.
Ai ka bërë të ditur se kanë arritur një konsensus me Washingtonin për plotësimin se udhërrëfyesit për Munbixhin deri në tërehqjen e SHBA-ve nga Siria.
“I kemi bërë thirrje OBI-t për takimin e grupit të kontaktit për Jemenin”
Çavuşoğlu ka tërhequr vëmendjen se lufta në Jemen ka hyrë në vitin e pestë të saj. “Unë jam shumë i qartë këtu, fatkeqësisht shumë njerëz, fëmijë, gra kanë humbur jetën nga uria dhe sëmudjet për shkak të politikave të gabuara të vendeve të Gjirit dhe hapat e gabuara që në fillim dhe pastaj ndërmarrjes së këtyre hapave të gabuar në dimensione tjera”, tha ai.
Ministri i Jashtëm turk tha se Turqia po bën përpjekje edhe për një zgjidhje politike në Jemen. “Ashtu sikurse mbështesim përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar dhe të tjerëve, tani ne i kemi bërë thirrje Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) për takimin e grupit të kontaktit për Jemenin. Mendojmë që këtë takim ta zhvillojnë muajin e ardhshëm, pra në janar të vitit 2019 në Stamboll”, theksoi Çavuşoğlu.

