Çavuşoğlu në lidhje me S-400: Nuk do të bëjmë asnjë hap prapa

Diplomati turk në lidhje me sanksionet e mundshme të SHBA-ve deklaroi se në rast se SHBA-të hedhin hapa negative ndaj nesh edhe ne do të kemi kundërmasa

Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlut Çavuşoğlu gjendet mysafir në panelin editorial të Anadolu Agency.

Çavuşoğlu në lidhje me S-400: Nuk do të bëjmë asnjë hap prapa.

Diplomati turk në lidhje me sanksionet e mundshme të SHBA-ve deklaroi se në rast se SHBA-të hedhin hapa negative ndaj nesh edhe ne do të kemi kundërmasa.

Çavuşoğlu u shpreh se to të vazhdojnë vendosmërinë për t’u bërë popull i lirë dhe i pavarur.

Çavuşoğlu në lidhje me Rusinë si garantues i regjimit: Nuk pranojmë arsyetimin se nuk mund të kemi ndikim mbi regjimin, raporton Anadolu Agency

– “Nevojiten hetime të plota për tensionet e fundit në Gjirin e Omanit”

“Nevojiten hetime të plota për tensionet e fundit në Gjirin e Omanit para se të ndryshojë situata atje”, tha Çavuşoğlu për tensionet e fundit në detin Oman.

– “Ne e mbajmë rastin e Khashoggi-t të pavarur”

Ministri i jashtëm turk: Ne e mbajmë rastin e Khashoggi-t të pavarur nga marrëdhëniet dypalëshe me Arabinë Saudite, por Rijadi e sheh atë ndryshe.

– “Nuk mund të pranojmë një zgjidhje e cila zëvendëson Kudsin me paratë”

Çavuşoğlu: Nuk kemi parë ndonjë përfitim nga hapat e njëanshëm të SHBA-ve në lidhje me Kudsin.

“Nuk mund të pranojmë një zgjidhje e cila zëvendëson Kudsin, Palestinën me paratë. SHBA dhe Izraeli duhet të kuptojnë se kjo nuk vlen për Palestinën dhe Kudsin”