Çavusoglu: Turqia duhet të jetë disa hapa para në çështjen e tërheqjes së ShBA-së nga Siria

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu i bëri një vlerësim procesit të tërheqjes së ShBA-së nga Siria.

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) bëri të ditur se Turqia është duke e shqyrtuar dhe menaxhuar në mënyrë shumëdimensionale vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për tërheqje nga Siria.

Ministri Çavushollu mbajti një fjalim në kuadër të edicionit të 4-të të Kampeve Tematike Dimërore të mbajtur në Konviktin e Meshkujve “Arkitekt Sinani” që u organizua nga Drejtoria e Përgjithshme e Konvikteve Shtetërore e Ministrisë së Rinisë dhe Sportit.

Në vlerësimin e tij të bërë tërheqjes së ShBA-së nga Siria, ministri Çavushollu tha: “Do të dështoni nëse përpiqeni të merrni një hap përtej vendimit, ta drejtoni ose menaxhoni atë. Ne përpiqemi ta menaxhojmë këtë së basku me të gjithë duke i menduar 7, 8, 9, 10 hapa përpara”.

Pasi vuri në dukje se pas vendimit të ShBA-së për tërheqje secili vend hyri në politika të ndryshme, ministri Çavushollu vijoi me këto fjalë: “Politikat tona janë të njëjta. Do të spastrohen terroristët nga Siria, do të vendoset paqja dhe stabilitetit, do të arrihet në zgjidhje politike në këtë vend dhe do të bëhet ajo çfarë thotë populli sirianë”.

Gjatë fjalimit të tij ministri Çavushollu gjithashtu theksoi se lufta kundër terrorit është një politikë parësore për Turqinë, ndërsa shtoi se ajo do të vazhdojë të luftojë kundër organizatave terroriste pa marrë parasysh se ku ndodhen ato.