Çavuşoğlu: Turqia është vendi i vetëm musliman që mbron Kudsin

"Të gjithë kanë frikë nga SHBA dhe Izraeli. Unë po flas për shtetet muslimane. Turqia është i vetmi vend që ka një qëndrim të fortë", tha Çavuşoğlu

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, tha se Turqia është vendi i vetëm musliman që mbron Kudsin, raporton Anadolu Agency (AA).

“A ka ndonjë vend tjetër përveç Turqisë që mbron Kudsin?”, tha kryediplomati turk në provincën lindore turke Ağrı.

“Të gjithë kanë frikë nga SHBA dhe Izraeli. Unë po flas për shtetet muslimane. Turqia është i vetmi vend që ka një qëndrim të fortë”, shtoi Çavuşoğlu.

“Ka edhe vende arabe që kanë frikë nga SHBA dhe bëjnë presion mbi Jordaninë dhe Palestinën që të mos e ngrenë zërin shumë”, tha ai, duke shtuar se ato vende e harrojnë Kudsin dhe kauzat e tjera të shenjta.

Çavuşoğlu vuri në dukje se Turqia përdor monedhën e vet në tregtinë me Iranin dhe Rusinë, duke synuar uljen e varësisë nga dollari dhe euroja.

Në dhjetor të vitit 2017, presidenti amerikan Donald Trump shkaktoi reagime ndërkombëtare kur njohur në mënyrë të njëanshme Kudsin si kryeqytetin e Izraelit dhe u zotua të zhvendoste ambasadën e Washingtonit në këtë qytet.

Izraeli pushtoi Bregun Perëndimor, duke përfshirë edhe Kudsin Lindor, gjatë Luftës Arabo-Izraelite të vitit 1967. Ai e aneksoi gjithë qytetin në vitin 1980, duke e cilësuar atë si “kryeqytet të pandarë të përjetshëm” të Izraelit, një veprim ky që nuk u njoh kurrë nga bashkësia ndërkombëtare.

E drejta ndërkombëtare e konsideron gjithë Bregun Perëndimor si “territor të okupuar” dhe të gjitha ndërtimet e Izraeli si ilegale.