Çavuşoğlu: Turqia nuk injoron asnjë lloj zgjidhje për Qipron

“Në një periudhë kur përmbajtja e rajonit është më e nevojshme, është shumë e trishtueshme të shohësh vendet e rajonit kaq larg nga uniteti. Turqia do të vazhdojë të mbrojë me çdo kusht kauzën palestineze”, theksoi Çavuşoğlu

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka deklaruar se vendi i tij kurrë nuk injoron asnjë lloj zgjidhje për Qipron pasi ajo është një “çështje kombëtare për ne”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Qiproja është kauza jonë kombëtare. Barazia dhe siguria e popullit qipriot turq janë të domosdoshme. Mbi këtë bazë, ne nuk përjashtojmë asnjë lloj zgjidhje”, tha Çavuşoğlu në Konferencën e 11-të të Ambasadorëve në Ankara.

“Porosia jonë për të gjithë të interesuarit në rajon (Mesdheu Lindor) është e njëjtë. Nëse bashkëpunoni me ne, të gjithë fitojnë”, theksoi kryediplomati turk.

Çavuşoğlu tha se Turqia kurrë nuk do të lejojë hapa që injorojnë të drejtat dhe interesat legjitime të Turqisë dhe qipriotëve turq në Mesdheun Lindor, “në kryqëzimin e tre kontinenteve të botës”.

Ai shtoi se Turqia mbështeti një zgjidhje të përbashkët në të cilën burimet ndahen në mënyrë të barabartë.

Turqia vazhdimisht ka kundërshtuar shpimin e njëanshëm të administratës qipriote greke në Mesdheun Lindor, duke pohuar se Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC) po ashtu ka të drejta për burime në zonë.

Në vitin 1974, pas një grusht shteti nga Greqia që synonte aneksimin e Qipros, Ankaraja duhej të ndërhynte si një fuqi garantuese. Në vitin 1983 u themelua TRNC.

Në dekadat që nga ajo kohë kanë pasuar disa përpjekje për të zgjidhur mosmarrëveshjen e Qipros, por të gjitha përfunduan pa sukses. E fundit, e zhvilluar në vitin 2017 në Zvicër me pjesëmarrjen e vendeve garantuese, Turqisë, Greqisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, përfundoi pa rezultat.

– Turqia me çdo kusht do të mbrojë kauzën palestineze

Kryediplomati Çavuşoğlu po ashtu foli edhe për çështjen palestineze, për çka deklaroi se “Turqia do të vazhdojë të mbrojë me çdo kusht kauzën palestineze”.

Duke theksuar se faktorët që çuan në pranverën arabe ende vazhduan, Çavuşoğlu tha se konflikti palestinezo-izraelit dhe situata e sigurisë në Gjirin Persik po kalojnë një “periudhë kritike”.

“Në një periudhë kur përmbajtja e rajonit është më e nevojshme, është shumë e trishtueshme të shohësh vendet e rajonit kaq larg nga uniteti. Turqia do të vazhdojë të mbrojë me çdo kusht kauzën palestineze”, theksoi ministri Çavuşoğlu.