Çavuşoğlu vizitë pune në Qipron Veriore

Çavuşoğlu do të qëndrojë në TRNC më 15 prill dhe 16 prill në një vizitë pune, njoftoi Ministria e Jashtme turke në një deklaratë

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu do të niset për vizitë në Republikën Turke të Qipros Veriore (TRNC), transmeton Anadolu Agency (AA).

Çavuşoğlu do të qëndrojë në Qipron Veriore më 15 prill dhe 16 prill në një vizitë pune, njoftoi Ministria e Jashtme turke në një deklaratë. Ai do të takojë homologun e tij grek Nikos Dendias në kryeqytetin turk Ankara përpara se të niset për në Qipron Veriore.

Vizita e ministrit të Jashtëm turk vjen përpara bisedimeve ndërkombëtare për ishullin e ndarë të Qipros nga fundi i këtij muaji.

Në takimin jozyrtar 5+1 mbi çështjen e Qipros, i planifikuar të mbahet në Gjenevë nga 27 deri më 29 prill, do të marrin pjesë nga të dy palët e ishullit, tri vendet garantuese Turqia, Greqia dhe Britania e Madhe si dhe OKB-ja.

Dialogu do të kërkojë të përcaktojë nëse ekzistojnë baza të përbashkëta për palët për të negociuar një zgjidhje të qëndrueshme të problemit të Qipros.

Ishulli i Qipros është i ndarë që nga viti 1974, kur grusht shteti grek qipriot u pasua nga dhuna kundër turqve të ishullit dhe ndërhyrja e Turqisë si një fuqi garantuese.

Ajo ka regjistruar një proces paqësor brenda dhe gjatë viteve të fundit, përfshirë një iniciativë të dështuar të vitit 2017 në Zvicër nën kujdesin e vendeve garantuese Turqisë, Greqisë dhe Britanisë.

TRNC u themelua në vitin 1983.