‘Çdo votë do rinumërohet’/ Procesi i votimit, Meta: Mos u ndikoni nga përzgjedhjet e qëllimshme të kutive të numërimit. Ruani qetësinë!

Presidenti Ilir Meta ka ndarë një mesazh për të gjithë numëruesit që po vijojnë të merren me numërimin pas procesit të votimit. Meta kërkon nga to që të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e përzgjedhjeve të qëllimshme të kutive të numërimit që bëhen për qëllime demoralizimi.

MESAZHI I METËS:

Asnjë votë të mos tjetërsohet në procesin e numërimit.
Numëruesit të mos ndikohen nga përzgjedhjet e qëllimshme të kutive të numërimit për qëllime demoralizimi të rivaleve.Të gjithë të ruajnë qetësinë deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare.Çdo votë në kuti do numërohet dhe rinumërohet deri në fund.