Por Presidenti nuk qëndroi më gjatë te kjo çështje dhe nuk iu përgjigj deputetit të PS, Bashkim Fino, i cili e pyeti: Çfarë do të bëni me 13 tetorin? Prap do i shtyni zgjedhjet? Ata (opozita) thonë që nuk do të vijnë prap (në zgjedhje).”
Meta nuk dha një përgjigje se cili do të jetë veprimi i tij nëse opozita nuk hyn as në zgjedhjet e 13 tetorit, të caktuara me një dekret të dytë pas anulimit të 30 qershorit.
Lëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar regjistrimin për zgjedhjet lokale të 13 tetorit, ndërsa Partia Demokratike ndonëse e konsideron një datë legjitime, nuk pranon të regjistrohet.



